Rreth nesh

Qëllimi ynë i përbashkët është të krijojmë një rrjet mbarëkombëtar riciklimit të mbetjeve dhe lirimin e hapësirave të gjelbërta nga objektet e dëmshme. Riciklimi: Të gjitha mbetjet e ndara riciklohen – nuk hidhen, nuk groposen dhe nuk digjen. BRECYCLE është një shoqëri që është projektuar me qëllim për të bërë përpunimin e plastikës dhe mbetjeve të ndryshme urbane në mënyrën më të shpëjtë dhe më të thjeshtë për të mos krijuar ndotje dhe dëmtime si dhe për të mbrojtur mjedisin që na rrethon.

Me Shume

Miresevini tek BRecycle

BRECYCLE është një ndërmarrje e re, e cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane dhe në mënyrë të veçantë në riciklimin e mbetjeve plastike. E pajisur me një impjant prej 2000 kg/orë dhe në gjendje për të trajtuar deri në 12000 ton/vit shishe PET të ardhura nga mbledhja e diferencuar duke prodhuar PET të ricikluar në formë kokërizash me cilësi të lartë e aftë të plotësojë kërkesat për tregun e brendshëm si dhe për eksport.

Jo të gjitha proceset e riciklimit të PET janë krijuar të barabarta, por shumica kanë karakteristika të ngjashme që janë të nevojshme për të prodhuar një produkt përfundimtar më një cilësi të lartë. Linja e riciklimit është e projektuar që të pranojë, klasifikojë, prodhojë dhe depozitojë materiale të riciklueshme në mënyrën e duhur dhe të sigurtë.

Gjithashtu ne riciklojmë mbetjet plastike PET nga industritë e ndryshme, për tu përdorur përsëri në fabrikat e origjinës së tyre, me pororsi të klientëve tanë.

Ne gjithashtu zbatojmë sistemin e ri të riciklimit të bazuar në njohuritë tona të gjera dhe të përvojës sonë në riciklimin e plastikës duke u mbështetur me përpikmëri në legjislacionin shqiptar dhe sipas normave dhe ligjeve ndërkombetare të standartizuara ISO 9001-2008 si dhe në mënyrë të veçantë.

Direktivat 2008/98/KE mbi mbetjet, hyrja në fuqi në dhjetor të 2008-ës, e cila parashikon një qasje të re mbi administrimin e mbetjeve bazuar në parandalimin e ndikimeve negative të përhapjes së mbetjeve dhe administrimit mbi shëndetin e njeriut dhe mjedisit, si dhe duke synuar kufizimin e prodhimit të mbetjeve, si dhe nxitjen e përdorimit të mbetjeve si burim nga riciklimi dhe ripërdorimi.

BRECYCLE është e pajisur me licencën përkatëse për Riciklimin e Plastikë dhe lejen mjedisore për Riciklimin e Plastikës të lëshuar nga MMPAU.

BRECYCLE ushtron aktivitetin e saj me qëllimin që të arrijë të ofrojë për klientët dhe publikun e gjerë shërbime me cilësi shumë të lartë, për t’i ofruar atyre mjedise të pastra dhe të shendetshme, duke u bërë kështu shoqëria lider në fushën e mbledhjes, riciklimit dhe përpunimit të materialeve plastike dhe mbetjeve urbane.

Filozofia e BRECYCLE është e njëjtë me filozofinë e shoqërisë sonë: Dëshira jonë është për të krijuar sisteme krejtësisht të reja për të zvogeluar ndotjen e mjediseve, si dhe për të përmiresuar dhe për të dhenë ndihmesën e saj për një mjedis të pastër dhe shoqëri të shëndetshme.