Rreth Nesh

Rreth nesh

Qëllimi ynë i përbashkët është që të krijojë një rrjet mbarëkombëtar të riciklimit të mbeturinave dhe lirimin e hapësirave të gjelbër nga objektet e dëmshme.

Riciklimi: Të gjitha mbeturinat e ndara riciklohen – nuk hidhen, nuk groposen dhe nuk digjen.

BRECYCLE është një kompani që është projektuar për përpunimin e plastikës dhe mbeturinave të ndryshme me një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të parandaluar ndotjen dhe dëmtimin e mjedisit që na rrethon.

• Certifikata e Regjistrimit (QKR)
• Leje profesionale
• Leje Mjedisore
• Leje Export
• Leje higjeno – sanitare.
• Planimetria e impiantit
• Pozita gjeografike

BRECYCLE është e vendosur në Komunën Otllak në Berat si dhe me filial të saj në Tiranë, e specializuar me makineri profesionale, pajisje të shkëlqyera dhe përvojë në zhvillimin e teknikës dhe procesit të seleksionimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane dhe plastikës. Ajo ofron shpëjtësi, lehtësi dhe korrektesë në adminsitrimin e të gjithë procesit të përpunimit të mbetjeve duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyera me klientët dhe partnerët e saj të shumtë në numër.

Për tu pështatur dhe vepruar në treg si ndër më të mirët, ne kemi bashkëpunuar me institutet kërkimore dhe profesionale për të përmirësuar proceset dhe për të sjellë risi të teknologjisë së lartë.

BRECYCLE i përgjigjet nevojave të klientëve pasi ky është misioni ynë primar. Në një përpjekje për të përmirësuar mënyrën e përpunimit dhe seleksionimit të materialeve dhe mbetjeve urbane, ne jemi vazhdimisht në zhvillim dhe në kërkim të objekteve dhe teknikave të reja. Faqja jonë e internetit është projektuar për të dhënë një panoramë të aktivitetit dhe linjës tonë të punës, me qëAllim njohjen, bashkëpunimin me ne dhe njohje të detajuara në industrinë ku veprojmë.