Fabrika

Fabrika

Linja e riciklimit në Fabrikën e BRECYCLE është e projektuar që të pranojë, klasifikojë, prodhojë dhe depozitojë materiale të riciklueshëm në mënyrën e duhur dhe të sigurtë. Ne jemi mbështetur mbi tre parime kryesore kur kemi projektuar këtë Fabrikë Riciklimi për Mbeturinat –FRM:

  • Së pari, është gjetur një truall, ku eshtë vendosur kapanoni në mënyrë të përshtatshme me trafikun dhe magazinimin, si dhe është në përputhje me përdorimin lokal të tokës.
  • Së dyti, projektimi i kapanonit dhe i pajisjeve është projektuar, që të vendoset në mënyrën e duhur dhe të sigurtë prodhimi, lëvizja dhe magazinimi i materialeve, në përputhje me përmasat e ndërtesës. Kjo është mbështetur mbi bazën e linjës së importuar e cila respekton ligjet dhe normat e Bashkimit Europian.
  • Së treti, kapanoni është projektuar, që të lejojë në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë si daljen e jashtme ashtu edhe lëvizjen e brendshme. Vendi ideal për një FRM është një hapësirë e madhe e pastër e pandotur e një toke afër  burimit të materialeve të prodhimit.

Vendndodhja e tillë është vlerësuar nga Kompania si më e përshtatshmja për problemet e mundshme të mbartura dhe ato të reja që kanë lindur nga grumbullimi i mbeturinave pranë kësaj fushe. Ajo ndodhet pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Beratit.

Pajisjet e Impiantit te Ricklimit

Fabrika ka një peshore, që përdoret për të peshuar, si materialet që hyjnë dhe ata që dalin. Gjatësia tipike e sajë është 1,8‐2m. Muret e jashtëm, lartësia si dhe permasat e fabrikës janë projektuar në mënyrë të tillë, që lejojnë lëvizjen e sigurt dhe të lehtë të automjeteve që hyjnë e dalin.

Zona e shkarkimit me një sipërfaqr prej 500m² është projektuar, që të magazinojë të paktën vëllimin e materialit të pritur për dy ditë, kjo zonë është e mjaftueshme për trajtimin e mbeturinave hyrëse e cila ndodhet në territorin e Fabrikës. FRM është projektuar që të punojë me më shumë se një turn. Kompania ka montuar një linjë, e montuar në fabrikë me sipërfaqe 750m² që parashikon trajtim normal me një cilësi të pranueshme.

Kjo linjë  punon për të pranuar materiale të riciklueshëm të përzierë dhe të ndajë më pas këto vëllime sipas përbërjes. Qëllimi kryesor i projektit ka qënë minimizimi i herëve që materiali duhet të trajtohet ndërsa ai lëviz nëpër fabrikë. Lehtësia e trajtimit të mbetjeve është përmirësuar shumë, duke montuar një linjë të transportimit me gjatësi deri në 15M për të lëvizur mbeturinat nga zona e shkarkimit drejt trajtimit.

Pirgjet e presuar është metoda e përdorur në fabrikën e riciklimit. Presimi i dengjeve mund të përdoret për të dendësuar shumë tipe materialesh, si plastikë, letër etj. Duke përdorur presimin  lehtësohet puna me dengjet e presuar, i cili përmirëson përdorimin e hapësirës dhe ul koston e transportimit të materialeve. Thërrmimi i plastikës përmirëson dendësimin dhe bën që të ketë ngarkesa me kosto të ulët.